Drejtoresha e Infektivit, Najda Como, është e ftuar në emisionin Open dhe po flet për personat e prekur nga Koronavirusi.

Ajo ka treguar se si janë hasur rastet me COVID-19 dhe kushtet që kanë ata në karantinë.

Como:

Pacienti ka shkuar për të bërë analizat në një spital privat, dhe spitali e ka adresuar për tek 127-a.

Nuk kishin asnjë lloje ankese sa i përket kushteve. Normalisht dikush që vjen nga një shtëpi komode mund të kërkojë kushte, por dhoma i ka kushtet, shtratin, oksigjenin, tualetin, dushin dhe është e përshtatshme për një pacient për të qëndruar 10-15 ditë.

Top Channel