Sot shfaqet “Miss Julie”/ Në teatrin eksperimental, me regji të Kiço Londos

07/03/2020 20:25

Sot në mbrëmje në orën 19 Teatri Kombëtar Eksperimantal pret sërish publikun, po ashtu edhe mbrëmjen e nesërme për shfaqen Miss Julie.

Bëhet fjalë për një vënie të vetë menaxherit, drejtorit të këtij teatri, në këtë rast edhe regjisorit Kico Londo.

Është një shfaqe, e cila ka një angazhim të madh kryesisht për rolin kryesor, aktoren Laura Nezha (Miss Julie), që mund të themi me plot gojë që ishte dhe ylli i kësaj shfaqje.

Laura Nezha, Vin Bejleri, Adriana Tolka janë aktorët e vetëm që përreth dy orë mbajnë publikun e karikuar duke u hedhur midis seksit dhe vdekjes, pasurisë dhe punës apo bukurisë dhe rrëmujës.

“Besoj që numri i aktorëve është një tregues për një arritje. Talenti i artistëve, i laurës, Vinit dhe Danës, e mbulojnë numrin e pakët të aktorëve. mund të ketë shumë aktorë dhe shfaqja mund të zhytet, mund të jetë me pak aktorë dhe shfaqja mund të fluturoj”, thotë Kiço Londo.

Përtej gjithë skenave qëndron filozofia e rrënimit

“Falimentim familjar, moral, i gjinisë, falimentim finaciar, falimentim seksual. Falimentim i epokës. Jemi në prag të një falimentimi të madh si shoqëri. Kjo është edhe arsyeja pse zgjodha Miss Julie te Strindbergut”, thotë ai.

Dhe ky falimentim herë duket nëpërmjet dhunës, herë nëpërmjet vrasjes, e herë nëpërmjet skenave të nxehta.

“Skenat e nxehta të shfaqjes janë trajtuar në mënyrë artistike me elegancë e pa vulgaritet’, shprehet ai.

Top Channel