Ekspozitë kundër dhunës/ Shkodër, ekspozohen objektet tradicionale

07/03/2020 20:26

Veshjet intime të grave u ekspozuan si një mesazh kundër heshtjes dhe kundër çdo tabuje ndaj femrave.

“Përballje me të brendshmen” është ekspozita e veçantë që prezantoi për herë të parë 14 objekte etnografike të gjitha rroba të brendshme tradicionale të grave në zona të ndryshme të veriut.

Ideja për të ekspozuar “brakeshat” në muzeun historik të Shkodrës erdhi si një thirrje për të mbështetur gratë.

Brakeshat, janë veshur direkt në trup, poshtë rrobave të sipërme dhe janë përdorur gjerësisht në zonat veriore të Shqipërisë. Prejardhja e tyre vjen nga oborri mbretëror Francez në vitet 1700.

Top Channel