Diku në thellësi të maleve të Dibrës, shtrihet një fshat prej ku ka mbetur vetëm historia.

Quhet Zogjaj, i cili edhe në ditët e sotme ruan shpirtin anti-osman të burrave të kësaj zone. Dikur ky fshat ishte një nga zonat më të dëgjuara, ndërsa sot nëpër të enden vetëm legjendat, këngët apo jehona e luftrave, si realitet i një kohe që e ka mbytur dheu.

Ilnisa Agolli, ka në fokus gjithçka ndodh këtu. Ajo na tregon përmes “Fshatrave të Shqipërisë” se rruga është e vështirë, por këtu duhet të vizitosh patjetër Teqen e Bllacës e cila gjendet në një kurorë malesh që të lë lënë pa frymë dhe të njihesh me historinë e Salë Markjas, të cilën e dëshmon kulla 350-të vjeçare që gjendet në fshat.

Beteja e tij e fundit do të ishte në mbrojtjen e territoreve dhe popullatës. Si një burrë i vetëm mund të ç’armatosë ushtrinë turke më 1855 dhe të luftojë kundër vezirit të madh? Mos e humb videon poshtë:

Top Channel