Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi hartimin e një ligji krejtësisht e ri për të ardhurat tatimore.
Në një takim me administratën tatimore, përfaqësuesja e dhomës, Alketa Uruci tha se ndryshimet e shpeshta kanë bërë që ligji të humbë kuptimin fillestar të tij, ndërkohë që aplikimi i niveleve të ndryshme të tatim-fitimit për tavanë xhiroje vjetore të ndryshme ka rritur mundësitë për evazion fiskal.
Për drejtorin e përgjithshëm të tatimeve, Delian Ibrahimaj, gjatë 2020 do të lehtësohet plotësimi i deklarimit të të ardhurave për individët. Kontrollet tatimore do të ulen, dhe ato do të kryhen sipas planit sektorial.
Problem tjetër për bizneset janë vonesat me rimbursimin e tvsh. Anëtarët e dhomës kërkojnë që tvsh të zbritet nga shuma e detyrimeve fiskale që ata kanë ndaj tatimeve.
Ndërkohë, kryetari i dhomës amerikane të tregtisë, Enio Jaco kërkoi hartimin e politikave fiskale konkurruese me rajonin për të tërhequr investimet e huaja.
Top Channel