Biznesi: Mos ndryshoni shpesh taksat/ Dhoma amerikane e tregtisë: Arsyeja pse ka evazion

03/03/2020 15:55

Dhoma Amerikane e tregtisë i kërkoi qeverisë që të ndryshojë politikën e taksave, e cila jo vetëm që pengon investimet e huaja, por nxit edhe informalitetin.

“Shqipëria krijon politika tatimore që janë jo domosdoshmërisht më atraktivet në rajon dhe ka ardhur koha që ti shikojmë këto politika tatimore në mënyrë që të jenë inkurajuese edhe për investitorët e huaj”, ka thënë Enio Jaco, president i Dhomës Amerikane.

“Ne kemi norma tatimore qe ndryshojnë ne varësi te xhiros për bizneset me xhiro deri ne 2 milionë taksa zero, për ato deri ne 5 milionë taksa 5 për qind, për ato mbi 14 milionë taksa 15 për qind. Kjo është arsyeja se pse kemi evazion”, shprehet Alketa Uruci, Dhoma Amerikane.

Sipas Dhomës amerikane klima e investimeve në vend dëmtohet edhe nga ndryshimi i shpeshtë i ligjeve tatimore. Një problem, për të cilin drejtoresha e tatimeve premtoi se shumë shpejtë do të marrë zgjidhje.

Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve tatimore është cilësuar në vazhdimësi nga bizneset vendase dhe të huaja si një nga problemet më të mëdha për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit në Shqipëri.

Top Channel