Sormani: Ndeshjen e vendosi arbitri, derbi zgjati vetëm 18 minuta

29/02/2020 08:50

I zhgënjyer për rezultatin. Adolfo Sormani e kishte me arbitrin pasi sipas tij ishte kryesori Juxhin Xhaja ai që ndryshoi fatet e derbit Tirana-Partizani me vendimet e tij. Sipas trajnerit italian të Partizanit gjykimi ishte me dy standarte dhe ndeshja mbaroi pas 18 minutash, ndërkohë që Sormani shtoi se nuk ka frikë nga shkarkimi pasi ai punon nga mengjesi në darkë me kokën lart për të mirën e Partizanit.

“Është mëkat për ndeshjen se mbyllej pas 18 minutash. E kishim filluar mirë, po merrnim kontrollin e ndeshjes, krijuam 4-5 raste për gol dhe në 2 minuta neto ndryshoi ekuilibri i ndeshjes. Si gjithmonë i bëj komplemente kundërshtarëve, ajo që më bën përshtypje është administrimi i ndeshjes.Pas 57 sekondash gjuajmë në portë, mendoj se e keni parë të gjithë një goditje këndi që nuk jepet penallti me një dorë të hapur. Jepet goditje këndi që ne shënojmë gol. Nuk është se goli kompenson atë që ndodhi më parë, se ajo është penallti. Penalltia është faull neto, por nëse jep penallti nuk jep të kuq, nëse ka ndryshuar rregullorja këtu unë nuk e kuptoj, në ato momente ndeshja është e manipuluar. Nuk është penallti e Vangjelit? Më vjen keq për ata në studio, sipas meje ndeshja, për të cilën përsëri i bëj komplimente Tiranës, për 18 minuta ishte ndeshje, pastaj u bë që të mos kishte më ndeshje”.

Shkarkimi? Nuk kam frikë nga asgjë se punoj nga mëngjesi në darkë. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e tij. Unë ec me kokën lart se punoj nga mëngjesi në darkë dhe dua t’i shkoj deri në fund kësaj pune.

Për zëvendësimin e Brojës me Malën dhe për gabimet në mbrojtje Sormani deklaroi.

“Në ndeshje u gabua pasi ndeshja u kompromentua. Mendoj se për 60 minuta krijuam raste dhe në inferioritet numerik, sigurisht kur je edhe me një lojtar më pak në fushë, e vuan se rrezikon më shumë. Nuk është se ekipi u zgjerua, u desh të rrezikonim të shkonim më lart. Me Malën u mundova të hedh një lojtar në fushë që kishte eksperiencë në këtë lloj ndeshje, edhe duke e ditur që nuk është i përgatitur fizikisht si të tjerët apo se nuk është stërvitur me ne ndonjëherë”, tha Sormani.

Top Channel