Lajm i madh për Kosovën, Arbër Zeneli grumbullohet nga Reims pas 8 muajsh mungesë!

29/02/2020 10:15

Momenti i shumëpritur për Arbër Zenelin vjen. Pas 8 muajsh, mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është grumbulluar nga skuadra e tij Reims për ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 ndaj Monacos.

Klubi i Reims ka komunikuar se Zeneli është pjesë e listës së 18-të lojtarëve të grumbulluar për takimin e radhës. 25-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e 7 qershorit kundër Malit të Zi (1-1) ku dëmtoi keq gjurin. Pasi arriti të rikuperohej fizikisht, në janar sulmuesi nisi të përgatitej me ekipin dhe pas më shumë se 8 muajsh ka mundësinë të luajë. Në këtë mënyrë, Zeneli do të jetë në formën për sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë që vlen për kualifikimin në EURO 2020.

Top Channel