Koronavirus vazhdon përhapjen, rregjistrohen 594 raste të reja në Korenë e Jugut

29/02/2020 06:54

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga koronavirus. Korea e Jugut ka shënuar rritjen më të madhe që kur virusi u regjistrua në këtë vend.

Nga raportimet e fundit numërohen 594 raste të reja duke e çuar numrin në total numrin e të prekurve në 2931. Autoritetet bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Korenë e Jugut është 17.

Korea e Jugut është vendi me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus jashtë Kinës.

Top Channel