Ditëlindja e blogeres kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe gjashtë në gjendje të rëndë

29/02/2020 10:48

Të paktën dy njerëz kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi u helmuan si pasojë e përzierjes së akullit të thatë me ujin e pishinës, gjë e cila  ka shkaktuar çlirimin e dioksidit të karbonit gjatë festës së ditëlindjes së një blogerjeje të njohur ruse.

Shoqet e blogeres Ekaterina Didenko, Natalia dhe Yuri Alferov, të dyja nga 25 vjeçe, u konfirmuan të vdekura nga autoritetet policore në vendin e ngjarjes.

Ajo është në mesin e personave që ndodhen në spital. Burri i Ekaterina, Valentin, dekoroi pishinën me shtresa akulli për të krijuar një “efekt vizual”.

Fillimisht u përfol se blogerja kishte vdekur, por me anë të një postimi në rrejte sociale ajo sqaroi se është gjallë.

“Unë jam ende gjallë. Unë jam pas dyerve të një reparti të kujdesit intensiv. Nuk e di se kush ka vdekur… Bashkëshorti ndodhet nën një kujdes intensiv gjithashtu, nuk e di ende si është gjendja e tij”, shkroi Ekaterina.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel