Birra Corona nuk preferohet më, shkak ngjashmëria me emrin e virusit vdekjeprurës

29/02/2020 02:19

Birra meksikane Corona po shmanget nga disa pijedashës amerikanë për shkak të frikës që po rritet vazhdimisht në lidhje me koronavirusin që ka alarmuar botën.

Në një studim të kryer nga kompania “5W Public Relation”, rezultoi se 38% të pijedashësve janë shprehur se nuk do ta blinin më birrën Corona.

“Nuk ka dyshim se birra Corona po vuan për shkak të Koronavirusit”, u shpreh në një deklaratë themeluesi i kompanisë “5Ë Public Relation”, Ronn Torossian.

Torossian shpjegoi më tej se si emrat, pra virusi dhe birra, duke qenë të ngjashëm po ndikojnë në markën e produktit. “A mund të imagjinohet dikush duke shkuar në banakun e një bari dhe duke thënë” Hej, a mund të kem një Corona? Ose më jep një Corona”, tha ai.

Sakaq studimi zbuloi se 16% të pijedashësve të birrës Corona, u shprehën se ishin tepër të hutuar nëse birra Corona dhe virusi janë të lidhura së bashku.

Top Channel