Një 57 vjeçar në Berat ka rënë në pranga pasi në banesën e tij është gjetur nga policia një armë zjarri, kallashnikov.

Ai rrezikon deri në 7 vite burgim për armëmbajtje pa leje.

Berat

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– S. G., 57 vjeç, banues në Remanic Berat.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

Top Channel