U ndien keq pas eksperimentit në orën e biologjisë, stabilizohet gjendja shëndetësore e 6 nxënësve në Fier

28/02/2020 17:13

FIER- 6 nxënësit dhe 1 sanitare e shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier, fatmirësisht janë në një gjendje shëndetësore më të qëndrueshme. Ata kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së mjekimeve të nevojshme.

Nxënësit u paraqitën në spitalin e Fierit pasditen e sotme pas një eksperimenti në orën e mësimit në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier.

Nxënësit dolën nga klasa për shkak të resë së tymit të krijuar gjatë përzierjes së kimikateve në orën e biologjisë. Sipas policisë ata kishin kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndërkohë sipas mjekëve tashmë asnjë prej të paraqiturve në spital nuk ka nevojë të qëndrojë pasi gjendja shëndetësore është stabilizuar.

Top Channel