U kritikua në “I Love Tropoja”, Arjola Demiri: Ç’faj kisha unë se u zgjodh Rama!

28/02/2020 19:03

Arjola Demiri ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli edhe për pjesëmarrjen në filmin “I Love Tropoja”.

Për herë të parë, aktorja 35 vjeçare dha një deklaratë lidhur me të gjitha komentet negative, që sipas saj, iu adresuan padrejtësisht.

“Tani ta politizojmë pse ishte Edi Rama dhe nuk ishte Sali Berisha apo se do ishte Sali Berisha e nuk do ishte Edi Rama, kjo mua nuk më prek aspak! Ai është kryeministri i vendit, e respektoj si atë edhe figurën tjetër politike të Partisë Demokratike, Sali Berishën. Mua s’më përfshin kjo gjë dhe nuk ishte faji im. Ta shfrytëzojnë politikisht, kjo ishte gjëja më ulët që mund të bënin”, përfundoi ajo.

Top Channel