Tirana nuk di të ndalet, shënon edhe golin e dytë. Dy penallti në 3 minuta për vendasit

28/02/2020 19:25

Në këto momente në Air Albania Stadium po luhet takimi midis Tiranës dhe Partizanit.

Të kuqtë kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të një super goli të Uilliam Kordero, më një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonë pas një topi të kthyer nga mbrojtësit e Tiranës pas një goditje këndi.

Në minutën e 12 arbitri kryesor ka dhënë penallti për Tiranën dhe ka larguar me karton të kuq Enea Bitrin, mbrojtësin e Partizanit.

Idriz Batha është treguar i saktë duke shënuar nga pika e bardhë.

Ndërsa në minutën e 18 është sërish Batha që shënon po nga penallti për 2-1 duke i dhënë avantazhin Tiranës.

FOTO GALERI
2/32

Top Channel