Shba kundër Kurtit/ Grenell: Nuk e mbështesim heqjen e pjesshme të taksës

28/02/2020 13:12

Albin Kurti bëri dje hapin e parë për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës njoftoi në mbrëmje heqjen e pjesshme ta taksës mbi lëndën e parë. Tashmë ai tha se pret hapin e Serbisë për heqjen e saj të plotë, kurse ndërkombëtarëve u kërkon të liberalizojnë vizat për Kosovën.  

Por duket se SHBA nuk e mbështesin Kurtin në këtë vendim.

Ndërmjetesi i Trump Richard Grenell ka folur hapur pas këtij vendimi, ndërsa Brukseli e quan një hap pozitiv.

Top Channel