Pastruesja rumune e përfshirë në grabitjen 50mln të Tamara Ecclestone kapet me vathë diamanti £300,000

28/02/2020 18:03

Një pastruese rumune që mohon përfshirjen në në grabitjen e 50 milionë paundë bizhuteri të trashëgimtares Tamara Ecclestone, është ndaluar nga policia duke mbajtur në veshë vathë me vlerë 300 000 paundë, të zhdukur gjatë grabitjes.

47 vjeçarja Maria Mester dhe i biri i saj 29-vjeçar Emil-Bogdan Savastru akuzohen për konspiracion në grabitjen e shtëpisë 80 milionëshe të zonjushës Ecclestone në Kensington në qendër të Londrës gjatë kohës së Krishtlindjes.

Tamara është bija e ish-pronarit të kampionatit të automobilizimit Formula 1, Bernie Ecclestone dhe ishte larguar nga vendi për pushime kur shtëpia e saj u grabit në dhjetor.

Mes sendeve të vjedhura nga shtëpia me 57-dhoma gjumi ishin dhe vathët e rralla të diamantit me vlerë £300,000 që Mester akuzohet se mbante në vesh kur u arrestua më 31 janar teksa vinte nga Italia.

Gjithashtu pretendohet se biri i saj nga Bethnal Green në Londër, ishte në zotërim të çantës Louis Vuitton të vjedhur gjatë grabitjes.
Mester mohon vjedhjen dhe fshehjen e pasurisë së vjedhur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel