Në rajonin e Vlorës, situata aktuale meteorologjike vazhdon të jetë e ngjashme me ditën e djeshme.

Era fryn nga veri-perëndimi me shpejtësi 10-12 m/s, fuqia e detit është 6 ballë në det të hapur, brenda gjirit të Vlorës deri në 5 ballë.

Edhe ditën e sotme, mjetet e vogla lundruese si peshkarexhat apo anijet e vogla nuk lejohen të lundrojnë, ndërsa trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur këtë mëngjes dhe do të niset sërish drejt Italisë me pasagjere në orën 14:00.

Top Channel