“Mendoja se s’ vleja si nënë e si grua”, aktorja rrëfen periudhën e errët të jetës!

28/02/2020 19:04

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja Arjola Demiri u surprizua nga disa njerëz të dashur për të, fillimisht nga gjyshi e më pas nga shoqja e ngushtë.

Pas videomesazhit të shoqes, ajo gjeti ratsin ta falenderonte pamasë për mbështetjen që i kishte dhënë gjatë viteve më të vështirë të jetës.

“Almona më ka thënë gjithmonë ‘ti vlen, çohu në këmbë, ti vlen’. Sigurisht që ka patur nga ato momente kur mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës. Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës”, u shpreh ajo.

Top Channel