Kthesë e fortë në derbi, karton i kuq dhe penallti për Tiranën

28/02/2020 19:22

Në këto momente në Air Albania Stadium po luhet takimi midis Tiranës dhe Partizanit.

Të kuqtë kanë kaluar në avantazh që në minutën e dytë me anë të një super goli të Uilliam Kordero, më një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonë pas një topi të kthyer nga mbrojtësit e Tiranës pas një goditje këndi.

Në minutën e 12 arbitri kryesor ka dhënë penallti për Tiranën dhe ka larguar me karton të kuq Enea Bitrin, mbrojtësin e Partizanit.

Idriz Batha është treguar i saktë duke shënuar nga pika e bardhë.

Top Channel