Kongresi zgjedhor i PS/ Dita e parë fokusohet tek gruaja dhe nisma e re “Edhe Një”

28/02/2020 19:46

Në kongresin zgjedhor të partisë socialiste, kreu i saj Edi Rama deklaroi se gratë janë arma e fundit për të reformuar PS-në.

Rama ju referua bashkëshortes së tij si opozita e vetme që ndjen, pasi para tij në kongres foli Linda Rama.

‘Tani, çfarë t’i bëj unë fjalimit. E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi, ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro – katunar. Rrofsh moj grua që më kurseve në sytë e gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që sonte kusurin do e marr në Surrel, me pasion, për gjithçka që nuk u tha këtu

Ju qeshni, por e vërteta është që po të mos e kisha në shtëpi, çdo natë këtë opozitën që dëgjuat përpara meje, por që e dëgjuat në variantin më rozë, me atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi i krejtve  në botë. Dhe shyqyr Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatet e brendshme të parlamentit tonë se kur vijën ata dy të mëdhenjtë, them me vete “ku je o Lul se vetëm ti ma bën jetën të lehtë”.

Tani, përtej shakasë që në këtë rast është pothuajse e gjithë e vërteta, unë dua ta falënderoj këtu përpara jush Lindën, jo thjeshtë për faktin shumë të rëndësishëm që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin që ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë tonë.

Kemi një shtëpi që falë Lindës, është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj, fëmijëve nuk u mungon asnjë moment ajo mbrojtja shpirtërore, mbështetja morale, kujdesi prindëror që fatkeqësisht unë e kam kaq të pamundur që tua jap sa duhet e si duhet. Por, falë kësaj, Aneta, e dini kush është Aneta, që më shikon aq rrallë ka gjetur një vajzë që sikur ta kishte bërë vetë, nuk do e bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj. Se Aneta është më e vështirë se Bashkimi Europian për standarde, për kritere, për prioritete dhe falë Lindës, unë për hir të së vërtetës, nuk kam qenë kurrë vetëm, realisht‘, tha Rama.

 

Top Channel