Një 31 vjeçare britanike që përdorte paratë e skemave të mashtrimit për të shijuar jetë luksoze është arrestuar pas kthimit nga dy vjet arrati në Turqi.

Leah Farley drejtonte një bandë mashtruesish në skema të ndryshme nga dhënia e shtëpive me qera deri të shitje të rreme të produkteve elektronike online.

Paratë që ajo fitonte nga mashtrimi i viktiamve i shpenzonte në diskoteka, rroba të shtrenjta dhe pushime jashtë vendit.

Ajo u arrestua më në fund në aeroportin e Birmingham kur u kthye nga Turqia të enjten mbrëma.

Farley ishte dënuar me 44 muaj burg në mungesë në 2017 ndërsa më pas u arrestuan dhe dy bashkëpunëtorët e saj Martie Verdie e Emran Meah.

Farley e përdorte dyshen për mashtrimet e saj me krijimin e profileve false të agjencive të dhënies së banesave me qera online, me të cilat kishte gënjyer e manipuluar miqtë e saj, familjarët e madje dhe një grua me paaftësi mendore, duke i thënë se po e ndihmonte në marrjen e asistencës sociale për fëmijët.
Gjaë gjyqit të saj u tha se Farley kishte mashtruar qiramarrës dhe blerës celularësh në një total prej 20 000 euro, teksa bashkë me bashkëpunëtorët kishin krijuar llogari të rreme në Facebook ku pretendonin se shisnin iPhones e celularë të tjerë me çmime të ulura.

Dhjetra njerëz ranë në gnëjeshtrat e saj për celularë me çmime të lira, për të cilat Farley thoshte se kishte miq në polici ku i merrnin me çmime të lira.
Viktima e tyre e parë pagoi 500 euro në tetor 2013 dhe u ndoq nga 33 të tjerë, disa prej të cilave paguan 1000 paundë për produktet inekzistente.

Detektivi i çështjes Richard Potts, tha: “Ky ishte një mashtrim i hapur e i thjshtë, duek marra para për produkte që nuk ekzistojnë, me anë të krijimi të një rrjeti profilesh të rreme për të dhënë përshtypjen se ishte një shitëse e vërtetë online”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel