Kaliforni, vidhet makina me arkivolin dhe trupin brenda

28/02/2020 10:26

Mbrëmjen e së mërkurës, në një kishë në Pasadena të Kalifornisë u vodh një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda.

Sipas Abc7Chicago, vjedhja ka ndodhur rreth orës 19:45 në bllokun 700 të Bulevardit Rosemead.

“Të paktën bëni një të mirë dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin”, ka bërë thirrje Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles, nëpërmjet një postimi në Tëitter.

Sipas mediave, autoritetet ende nuk i dinë qëllimet e autorit ose nëse ai/ajo ishte në dijeni se kishte një trup brenda automjetit.

 

Top Channel