Halili: Fitore e madhe, tifozët janë oksigjeni i Tiranës

28/02/2020 22:32

Në mikrofonin e Supersport presidenti i Tiranës Refik Halili u shfaq shumë i lumtur për fitoren e thellë që arriti Tirana e tij në derbin ndaj Partizanit duke e analizuar kështu sfidën.

Fitorja ndaj Partizanit – Është shumë e rëndësishme që fituam kundër një rivali për vetë faktin që luajmë me rivalët, që pretendojnë titullin kampion. Jam shumë i gëzuar.

Tirana synon titullin
 – Titulli është shumë larg, ka dhe shumë ndeshje. Njëherë gabon dhe ikën poshtë. Falenderoj futbollistët, stafin dhe tifozët që sakrifikuan për të ndjekur skuadrën e tyre.

Derbi i fituar me 5 gola– Fola me lojtarët para ndeshjes.  U thashë: ‘mundohuni që të mos vuajmë të fitojmë në fund. Ta nisim ndeshjen me vrull’.  Nuk e prisja të shënonim 5 gola.

Tifozët – Pa tifozë nuk ka futboll, janë oksigjeni i skuadrës, çfarëdo që të thonë kanë të drejtë”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

Top Channel