Grida Duma në Open: Jemi në një situatë alarmate, 47% e grave vriten nga partneri

28/02/2020 00:08

“Burra që vrasin gra” është tema që diskutohet sonte në Open në Top Channel. Ish deputeja e Partisë Demokraike, Grida Duma tregoi një shifër për vrasjet e grave nga partneri.

Jemi në një situatë alarmante. 47% e grave vriten nga partneri, duke bërë të jemi vendi i parë në Europë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre.

Duhet të punojmë tani që rezultatet të shikohen pas 30 viteve. Një ndër metodat e zgjidhjes së këtij problemi është ndëshkimi- tha Grida Duma.

Bota nuk e ka zgjidhur me ndëshkim këtë problem- ndërhyri avoakti Lapaj.

Nuk dua të debatojmë për zgjidhjen, por kur je mrapa me çdo institucion kjo mund të jetë metodë- iu kundërpërgjigj Duma.

Top Channel