Gjyqtari Asim Vokshi i Gjykatës së Apelit Tiranë ka kaluar vettingun.

Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016, Vokshi është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Paralelisht me funksionin si gjyqtar, Asim Vokshi është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës. Në vitet 2012-2013, Vokshi ka kryer studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e programit Fullbright.

Top Channel