Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmëndja është drejt koronavirusit. Një sulm me armë ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, shkruajnë mediat amerikane.

Një persona i armatosur ka hapur zjarr në kampusin e Molson Coors Brewing Company. Pas ndërhyrjes së policisë u vra edhe atentatori. Akoma nuk dihen motivet e sulmit.

Të shtënat ndodhën në orët e para të pasdites. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti Donald Trump ku në një konferencë shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe e konsideroi këtë një ngjarje të tmerrshme.

Kujtojmë që Molson Coors Brewing Company zotëron markat e birrës Coors dhe Miller.

Top Channel