Nuk i bindet policisë, shoferja që transportonte refugjatë sirianë aksidentohet. Makina përfundon me rrota përpjetë

27/02/2020 22:09

KORÇË- Një fuoristradë që transportonte refugjatë sirianë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një arë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 refugjatë sirianë. Në makinë gjithsej mësohet të kenë qenë 4 refugjatë.  Sipas policisë drejtuesja e makinës F. D nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar, por më pas ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

2 prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferja është ndaluar nga policia. Kujtojmë se rreth 4 ditë më parë në Gramsh, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 2 sirianë ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur pasi mjeti më të cilën udhëtonin përfundoi në greminë.

FOTO GALERI
1/1
KORÇË- Një fuoristradë që transportonte refugjatë sirianë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një arë.

Top Channel