“Pendohem”/ Mbyti në një kovë me ujë vajzën 2-vjeçare, gruaja dënohet me 18 vite burg

27/02/2020 10:33

Ditën e djeshme, një nënë e dy fëmijëve në Brookly-n u dënua me 18 vite burg pasi mbyti në banjën e shtëpisë, saktësisht në një kovë me ujë vajzën e saj 2-vjeçare, Melody Zheng-un.

Gjatë seancës gjyqësore për 28-vjeçarjen nga Kina, Lin Li-së, avokati i saj Mario Romano e përshkroi Li-në si një nënë “të dashur, të kujdesshme”, që fajëson veten çdo ditë për atë që ndodhi, por që kushtet e mjerueshme të jetesës u bënë shkak për depresionin e Li-së, që e çuan në aktin ekstrem.

“Unë doja të thoja që jam një nënë, është detyra ime të kujdesem për fëmijët e mi dhe me vjen shumë keq për vdekjen e vajzës time. Ishte gabimi im, të humbasësh vajzën është shumë, shumë e dhimbshme për mua”, tha ajo mes lotëve.

Mësohet se Li doli nga tualeti pa kontrolluar nëse vajza e saj ishte gjallë. Më vonë ajo thirri numrin 911. Një zyrtar tha asokohe se babai i vajzës ishte në gjumë në kohën e incidentit.

Top Channel