Marrëveshja 750 mijë dollarëshe e Ministrisë së Mbrojtjes me kompaninë amerikane, SHBA: Shqipëria aleate më e fortë e NATO-s

27/02/2020 20:30

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750 mijë dollarëshe mes Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS).

Sipas Ambasadës së SHBA-së tashmë ky sistem i mundëson Shqipërisë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij.

“Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij. NeJemiNATO shkruan Ambasada amerikane.

Top Channel