​Koronavirusi prek një tjetër shtet/ Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë: Erdhi nga Italia

27/02/2020 21:31

Irlanda Veriore ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia e Shëndetit Publik në këtë shtet.

Dr Michael McBride, drejtori kryesor mjekësor i Irlandës Veriore, tha që pacienti i prekur udhëtoi  nga Italia veriore përmes Dublinit ndërsa tani  po trajtohet në një njësi të specializuar. Sipas tij pacienti i prekur është i moshës së mesme ndërkohë që nuk bën të ditura detaje të tjera rreth të prekurit.

Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi rastin në një konferencë në Belfast ku u tha se ishte “duke punuar me shpejtësi” për të identifikuar këdo që pacienti kishte takuar në mënyrë për të parandaluar një përhapje të mëtejshme.

Rezultati pozitiv është dërguar në laboratorët e Shëndetit Publik në Angli për verifikime të mëtejshme.

Rasti në Irlandën Veriore sjell në 16 numrin e përgjithshëm të personave të diagnostikuar me sëmundje në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel