I kërkoi të bëjë fëmijë me të, plas debati keq mes Laert Vasilit dhe Enida Bozhekut

27/02/2020 08:13

“Më mirë beqar/e apo i/e martuar” ka qenë pikërisht kjo tema që është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

Një ndër të ftuarit ishte edhe aktori i njohur Laert Vasili, i cili ka shkatuar jo pak zhurmë në studio.  E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu për statusin aktual të tij, ai ka treguar se është i lidhur prej gati 5 vitesh dhe ajo quhet Blanche, por më pas ka treguar se e kishte fjalën për qenushen e tij.

“Jam i lidhur me Blanche. Në shqip Bardha. Është një vajzë që është rritur në Paris. Unë jam i lidhur me të dhe kemi më tepër se 4 vjet e gjysmë, 5 pothuajse që flemë bashkë çdo natë. Ajo vë putrat e saj tek shpatulla ime. Blanche është një super krijesë që sa herë që hy në shtëpi, më sheh në sy”, ka treguar ai.

Kjo deklaratë e tij mesa duket nuk u prit mirë nga avokatja e njohur Enida Bozheku, e cila këtë sjellje dhe veprim të aktorit e quajti shumë egoiste për vetë faktin se ai krahasoi femrën me një qen.

“Unë mendoj se është pak egoiste kjo. Dakord që dashuria për kafshët është shumë e madhe dhe njerëzit që përkujdesen për kafshët thonë që do të jenë edhe prindër shumë të mirë, se mbajnë përgjegjësi mbi shpatulla. Por ta krahasosh seksin femër me qenin, mendoj se është pak egoiste”, u shpreh Enida.

Laert Vasili reagoi duke i bërë një pyetje shumë të drejtpërdrejtë Enidës, nëse ajo do donte të bënte fëmijë me të. Enida e ka refuzuar dhe kjo bëri që ai ta përshkruante se “u tregua e zgjuar më shumë seç është”.

Laert Vasili:“Unë po të bëj një pyetje direkte. Ti je single. Unë jam beqar. Do bësh fëmijë me mua?

Enida Bozheku:“Po kush të njeh ty?Pra unë duhet të jem fabrika e prodhimit për të bërë një fëmijë me ty pa ditur se çfarë vlerash ke ti?”

Laert Vasili: “Unë po të bëj një kërkesë të jesh toka amë, e cila hedh farën dhe ngre atë kërcell që më pas të bëhet bimë. Prandaj unë rri me Blanche”

Enida Bozheku:“Nuk mund t’i thuash një qënie njerëzore që arsyeton, logjikon, mendon, një pyetje që ‘a do bësh fëmijë me mua’, sepse që të arrish të bësh fëmijë me dikë është përgjeshmëri shumë e madhe.

Ndërkohë që më pas ka ndërhyrë Jonida Shehun e cila e pyeti Laertin se pse i kërkoi të bëjë fëmijë me të dhe ai u shpreh: “Sepse kur po flisja donte të tregohej më tepër e zgjuar ç’është dhe më kundërshtoi”.

Në foto: Enida Bozheku

 

Top Channel