Një grua transgjinore që kërcënoi stafin e një dyqani me çekiç nuk është burgosur dot nga një gjykatë në Britani pasi nuk u arrit të konfirmohet cilës gjini i përket.

40 vjeçarja Leila Le Fey, pranoi se kishte kërcënuar me armën e saj menaxherin e dyqanit të pijeve në Brighton teksa kërkonte alkool në 4 të mëngjesit. Ajo u dënua me gjashtë muaj burgim por urdhri u pezullua kur gjykatësi Stephen Mooney mësoi se ajo nuk kishte një çertifikatë për gjininë e saj.

Mënyra e vetme për ta bërë këtë ishte një ekzaminim mjeksor që u konsiderua “jo-dinjitoz”.

Gjykatësi i tha Le Fey: “Kur ti more çekiçin në dorë do të ketë qenë tmerruese. Nuk kishte arsye të sulmoje Adetayo”, tha ajo duke iu referuar menaxherit të dyqanit i cili kishte tentuar të ndalonte të vidhte verë. Avokatja tha se klientja e saj po luftonte varësinë nga droga dhe alkoli.

Gjykatësi tha më tej: “Kanë lindur disa çështje pasi ne jetojmë në një shoqëri që respekton diversitetin dhe inkurajon njerëzit të jetojnë në mënyrën që duan. Por nganjëherë shoqëria nuk bën pershtatjen e duhur në mënyrë që ndryshimet të reflektojnë të gjithë shoqërinë”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel