Festivali i të rinjve/ 7 shkolla në Shkodër në teatrin “Migjeni”

27/02/2020 16:47

Për 7 dite me radhe 7 shkolla të mesme të qytetit të Shkodrës do të ngjiten  në skenën e teatrit “Migjeni” me nga  një shfaqje të përzgjedhur mes nxënësve dhe aktoreve profesionist, në kuadër të festivalit të të rinjve që po organizohet. Në natën e dytë, ishin nxënësit e shkollës “28 Nëntori” i cili u shpall si gjimnazi më i mirë publik në vend, të cilët sollën kryeveprën e regjisorit Serafin Fanko, “Këshilli i Ndrikullave”.

Një bashkëpunim të suksesshëm e konsiderojnë aktoret e teatrit punën që po bëjnë sëbashku me të rinjtë, duke i vlerësuar pozitivisht për performancën e tyre.

5 çmime do të ndahen në përmbyllje të festivalit të teatrit të të rinjve, nga një juri e përbërë mes aktorësh dhe përfaqësuesish se drejtorisë se arsimit ndërsa qëllimi kryesor mbetet afrimi i tyre me teatrin dhe evidentimi i talenteve.

Top Channel