‘Burra që vrasin gra’, Grida Duma në Open: Shoqëria shqiptare e ka humbur mendimin

27/02/2020 22:09

Ish-deputeja e Partisë Demokratike, Grida Duma shtroi në Open në Top Channel një problem të madh. Teksa po diskutohet për temën “Burra që vrasin gra”, Duma u shpreh se shoqëria shqiptare e ka humbur mendimin.

Jam dakord me profesorin, që ne në shkolla jemi fokusuar tek shkencat dhe jo tek edukimi. Prej vitesh edhe sot Filozofonë, Sociologjinë, Shkencat Humane i kemi konsideruar si llafollogji. Akoma sot i konsiderojmë si llafollogji, ndërsa bota po kthehet atje, tek edukimi.

Edhe teza që solli pastori është më se e drejtë. Modernizimi ka sjellë vetmi. Në shoqërinë moderne dhe postmoderne janë të vetmuara- tha Grida Duma.

Top Channel