Është dhënë vendimi përfundimtar për çështjen e Besnik Canit, anëtar i KLP. KPA ka vendosur për shkarkimin e tij.

KPA argumentoi se Cani kishte probleme me deklarimin e saktë të pasurisë dhe ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Fillimisht Prokurori, Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë. Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

Ndërkohë me shkarkimin e Canit Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbetur me 10 anëtarë.

Top Channel