Bardhi i del në krah Metës dhe akuzon Gjonajn: Të gjejë një avokat, presidenti paraqiti prova të qarta

27/02/2020 17:38

“Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat”, kjo ka qenë deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, pas daljes në një konferencë për shtyp të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndër të tjera Bardhi ka ashtu si Presidenti Meta, shkruan se Etilda Gjonaj ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi i ka dalë në mbrojtje presidentit Meta duke thënë se provat e paraqitura prej tij, ku thuhej se ministria e Drejtësisë ka “grabitur” një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, janë të qarta.

Reagim i Sekretarit te Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.

Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo.

Top Channel