“Vetë-izolim për dy javë në shtëpi”/ Ministria e Shëndetësisë thirrje për ata që vijnë nga zonat me koronavirus

27/02/2020 11:25

Të gjithë shtetasit të cilët kthehen nga Italia në Shqipëri  kryesisht nga zonat ku janë regjistruar persona të prekur nga koronavirusi duhet të vetëkarantinohen edhe nëse në aeroport apo pikat kufitare nga vijnë janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur asnjë simptom.

Koronavirusi ka një periudhë inkubacioni pra kur nuk shfaq simptoma 14 deri në 28 ditë.

Ministria e  shëndetësisë njofton se deri këtë të enjte në orën 11 nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Deri  mbrëmjen e të mërkurës janë testuar  17 raste të dyshuar  të cilët kanë rezultuar negativ 9 prej tyre vinin nga Italia  dhe 8 të tjerë kanë pasur histori udhëtimi me Kinën.

Ndërkohë  Lëvizja nuk është kufizuar as në aeroport  dhe as në Portin e Durrësit dhe të Vlorës nga ku vijnë çdo ditë udhëtarë në Shqipëri .

Ndërkohë  janë shtuar kontrollet në pikat kufitare

Top Channel