Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit.

Një 59-vjeçar i dehur, që ishte duke drejtuar me shpejtësi mjetin tip Ford Fokus ka përplasur 3 mjete në afërsi të Gjykatës së Beratit. Mjetet kanë lëvizur disa metra tutje, pasi goditja mes tyre ka qenë e fuqishme, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i TAP-it.

Si pasojë e aksidentit,për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi në njërin krah, në aksin e vetëm që përshkon qytetin e Beratit. Aksidenti i rëndë ka shënuar dëme të mëdha materiale te të treja mjetet e përfshira në aksident. Ekspertë të policisë rrugore që kryen edhe kqyrjen e vendngjarjes i kanë bërë 59-vjeçarit Lavdi Çuçka testin e alkoolit,nga i cili ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur, në masën rreth 1 miligram për litër.

Menjëherë pas testit të alkoolit,policia ka ndaluar shtetasin Lavdi Çuçka, shkaktarin e këtij aksidenti të rëndë, që fatmirësisht nuk shënoi asnjë të lënduar në këtë aks mjaft të populluar.

Top Channel