Programi maratonë “E Diell” në Top Channel, vazhdon të mbajë të gozhduar para ekranit të televizionit dhe në Youtube teleshikuesit shqiptarë.Këtë e dëshmon edhe videoja e kolazhit popullor e këngëtarit të mirënjohur Gena, i ftuar pak muaj më parë në program për të folur për jetën e tij artistike dhe atë personale.

Kjo video ka arritur të marrë sot plot 2 milion klikime një rekord i cili, pritet të pasohet nga të tjerë deri në fund të sezonit televiziv. Rubrikat e programit të së dielës, të ftuarit, debatet, lojërat televizive, muzika popullore dhe ajo moderne, numrat speciale të baletit si dhe përkrahja e talenteve të rinj do të vazhdojnë të jenë fokusi kryesor i programit 4 orësh dhe i gjithë stafit me synim kryesor, argëtimin në maksimum të publikut!

Top Channel