Pas sulmit të së shtunës me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.  “Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Hoti është sulmuar me vezë ditën e shtunë para objektit të Qeverisë.

Pas sulmit Hoti ka thënë se porositësit e veprimit tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar, duke shtuar se Kosova më nuk është e izoluar dhe se të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar udhëheqësit shtetëror dhe subjektet politike.

Top Channel