Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare në Godvi janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, pasi gjatë kohës që kanë qenë në shkollë, kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë patur shqetësime 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi  nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një 15-vjeçare është dërguar nga Bulqiza në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Top Channel