Pikë kalimet kufitare me Greqinë në Jug të vendit kanë përforcuar monitorimin shëndetësor si pjesë e masave për parandalimin e virusit Covid 19.

Në pikëkalimin e Kakavijës janë instaluar një staf mjekësor në shërbim 24 orësh me 2 mjekë dhe 3 infermierë që gjurmojnë simptoma të mundshme të sëmundjes. Prefekti i qarkut Astrit Aliaj që monitoroi situatën tha se masat janë në lartësinë e emergjencës.

Deri tani të gjitha rastet e gjetura me temperaturë u vërtetuan se ishin raste të gripit të zakonshëm ndërsa masa po merren edhe brenda territorit shqiptar në qendra shëndetësore dhe institucione publike.

Pajisjet për stafin policor të doganave dhe atë shëndetësor janë të mjaftueshme sipas njoftimit zyrtar në këtë fazë të parë.

Ndërkaq pala greke në të njëjtën vijë kufitare nuk ka asnjë masë të shtuar në lidhje me situatën e Covid 19. E ndërsa masa të rrepta janë marrë në kufirin me Turqinë dhe të gjithë kufijtë e tjerë kufiri me Shqipërinë ende është konsideruar me rrezik të ulët.

Top Channel