Manchester City përmbys Realin, Lyoni surprizon Juven!

26/02/2020 23:04

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij fitojnë me përmbysje në Santiago Bernabeu në sfidën e 1/8-ave të Champions League dhe hedhin një hapin të sigurtë drejt avancimit në çerekfinale. Pas një pjese të parë shumë të luftuar por pa gola, ishte Reali që zhbllokoi shifrat me Iscon në minutën e 60-të, por në harkun e 5 minutave nga e 78-ta në të 83-ën City shënoi dy herë me Gabriel Jesus dhe me një penallti të kthyer në gol nga lojtari më i mirë në fushë Kevin De Bryune. Në të 86-ën Reali mbeti edhe me një lojtar më pak pasi kapiteni Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari italian Orsato dhe do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit. Bëri surprizën Lyoni që me një gol të Tousart në minutën e 31-të, mposhti 1-0 Juventusin duke ia vështrisuar sëtepërmi çështjen e kualifikimit skuadrës së Sarrit.

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij fitojnë me përmbysje në Santiago Bernabeu në sfidën e 1/8-ave të Champions League dhe hedhin një hapin të sigurtë drejt avancimit në çerekfinale.Pas një pjese të parë shumë të luftuar por pa gola, ishte Reali që zhbllokoi shifrat me Iscon në minutën e 60-të, por në harkun e 5 minutave nga e 78-ta në të 83-ën City shënoi dy herë me Gabriel Jesus dhe me një penallti të kthyer në gol nga lojtari më i mirë në fushë Kevin De Bryune.

Në të 86-ën Reali mbeti edhe me një lojtar më pak pasi kapiteni Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari italian Orsato dhe do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit. Bëri surprizën Lyoni që me një gol të Tousart në minutën e 31-të, mposhti 1-0 Juventusin duke ia vështrisuar sëtepërmi çështjen e kualifikimit skuadrës së Sarrit.

Top Channel