Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media për të folur për letrën që ai i dërgoi më herët kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

  Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit, “ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s”

“Fshehja e një marrëveshje të tillë, ne konsiderojmë që është shkelje flagrante. Theksoj qëndrimin për partneritet me KFOR dhe NATO, nesër kam takimin komandantin e KFOR.

Shqetësimi ka të bëj me një zotim të njëanshëm të Thaçit, kur ishte ratifikuar marrëveshja, deputetët nuk e kanë dituar që ka patur dy marrëveshje jo vetëm 1. Sot 4 vite, nuk është ditur që ai ka me vete një marrëveshje të tillë sekrete.

Ky opinion tashmë është shpërndarë të gjithë, dhe si qeveri e re do i publikojmë të gjitha. Interesi i qytetarëve është i tillë për këtë, dhe ne do jemi të hapur.

Tani është në dorën e deputetëve që të vendosin si do e ndjekin. Nuk dua të paragjykoj, madje as për përmbajtjen nuk dua ta bëj”, tha Kurti.

Top Channel