Avioni F-16 Fighting Falcon ka hyrë në shërbim me forcat ajrore të SHBA në 1978, dhe sipas raportiemve të ekspertëve vendas pritet të vazhdojë shërbimin deri vitet 2050-të prej modifikimeve të arritura dhe vështirësisë së gjetjes së një zëvendësimi të përshtatshëm.

Ai vazhdon të prodhohet sot dhe përbën trungun më të madh të flotës së SHBA, duke u zgjeruar me variante të shumta megjithë teknologjinë relativisht primitive.

F-21 është varianti i F-16E i krijuar për avionët e Arabisë Saudite dhe forcat ajrore të Indisë, i prodhuar bashkarisht nga amerikanët Lockheed Martin dhe kompania indiane Tata Advanced Systems. Fakti që F-16 përdoret dhe nga rivali fqinjë Pakistani bëri që India të pajisej në fund të viteve 1980-të me gjuajtësit rusë MiG-29, dhe më pas me avionët më modernë e më të rëndë Su-30MKI.

Mitsubishi F-2 është një tjetër variant i bazuar në F-16 Fighting Falcon që ka hyrë në shërbim me forcat ajrore të Japonisë në vitin 2000, pesë vjet pas fluturimit të parë në 1995, kur konsiderohej një dizajn revolucionar me materiale kompozite dhe kapacitete të avancuara të sensorëve.
Materili i trupit të modelit japonez reduktonte peshën dhe durueshmërinë e tij duke përmirësuar manovrimin. hunda e aviaconit u zgjerua për të nxënë një radar më modern, rezistent ndaj zhurmuesve. Platforma është prodhuar bashkarisht nga Mitsubishi Heavy Industries e Lockheed Martin.

F-16E është krijuar për Emiratet e Bashkuara Arabe i cili integron teknologjitë e gjeneratës së ardhshme në platformën e testuar ajrore të avionit të ndërtuar në 1980, dhe një nga të parët në Lindjen e Mesme me skanim elektronik tokësor dhe teknologji radarësh. Deri para hyrjes në shërbim të F-35, ai ka qenë gjuajtësi më i aftë me një motor.

Ndërsa F-16V është prezantuar në 2012, me qëllimin për të ruajtur linjën klasike të prodhimit të F-16 për SHBA dhe aleatët e saj por me sisteme të reja kundër kërcënimeve moderne. Ata dallohen prej modeleve të tjera nga skanuesit AN/APG-83 dhe sistemet elektronike të luftës – me një trup që mbetet i pandryshuar.

F-16I ‘Soufa’ është varianti i modifikuar që përdoret nga forcat ajrore izraelite me sistemin vendas të sulmit Lavi i cili është mbyllur tashmë prej presionit të SHBA. Modeli konsiderohet si një kompromis mes teknologjisë së programit ekskluziv hebre Lavi që e ka orientuar drejt sulmeve ndaj objektivave në tokë dhe sistemeve të shtuara të armatimit që operohen nga piloti i dytë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel