Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka anuluar të gjitha fluturimet në Iran dhe nga Irani, përpos fluturimeve në kryeqytetin Teheran, shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit (Covid-19). Autoritetet e aeroportit në një deklaratë thanë se fluturimet janë anuluar deri në njoftimin e mëtejmë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se udhëtarët që vijnë me fluturim të drejtpërdrejtë nga Teherani do t’u nënshtrohen kontrolleve të temperaturës. Masa erdhi pasi Bahreini tha se do të pezullojë të gjitha fluturimet nga aeroportet Dubai dhe Sharjah për 48 orë pasi një person i dyshuar se është infektuar me koronavirus mbërriti në vend nga Irani përmes Dubait.

Irani ka raportuar për 14 raste të vdekjes nga virusi. Koronavirusi, që zyrtarisht njihet si Covid-19, ka shkaktuar alarm global, ndërsa në Kinë janë raportuar 2.663 vdekje paraqitja e virusi.

Përpos Kinës, koronavirusi është përhapur në mbi 25 vende tjera përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. Pas përhapjes globale të virusit, OBSH shpalli shpërthimin si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Top Channel