9 vjeçari autik tenton të varë veten, priti një vit për ndihmë profesionale

26/02/2020 21:00

Një nënë e dëshpëruar britanike ka përshkruar së fundmi momentet e rënda kur biri i saj nëntë-vjeçar autik ulërinte se donte të vdiste, teksa përpiqej të varte veten.

39 vjeçarja Leanne Foote, thotë se ishte e shqetësuar për birin e saj Drew, dhe duhet të kalonte netët pa gjumë që ai të mos lëndonte veten.
Nëna e katër fëmijëve nga Cumbria, thotë se ka sakrifikuar dhe jetën personale teksa nuk ka pasur asnjë lidhje për tetë vjet.

Ajo tregoi historinë e saj në mbështetje të familjeve të tjera me probleme të ngjashme, teksa çështje u diskutua dhe në parlamentin britanik ku deputetët u zotuan për më shumë fonde për shërbimet ndaj shëndetit mendor të fëmijëve.

Drew nuk shoqërohej mirë me fëmijët e tjerë dhe kishte shpërthime emocionale që detyruan një mësuese të linte punën.

Leanne thotë: “Isha e tmerruar. Fëmijët e mi të tjerë kishin shkuar në shkollë pa asnjë problem por gjithsesi shkolla dhe mësuesit më kanë ndihmuar. Ata sihin të sigurtë se Drew kishte autizëm por më duhej të prisja shumë që të merrja ndihmën e duhur. Por për momentin isha vetëm. Duhet të kujdesesha për Dreë dhe tre fëmijë të tjerë. Unë vetë as nuk mudn të bisedoja me dikë tjetër”.

Vetëm në moshën tetë vjeçare Drew u diagnostikua zyrtarisht me autizëm dhe mori ndihmën e duhur të shëndetit mendor, dhe tani nëna e tij thotë se shkon në një shkollë të specializuar dhe është i lumtur.
Leanne tha: “Tani është shumë më mirë. Ai është i lumtur dhe i adhuron vëllezërit e motrat. Vitin e kaluar shkuam për herë të parë me pushime bashkë dhe Drew u kënaq shumë. Mosha e tij mendore është katër vjeç dhe nuk mund të shkruajë apo të lexojë, por mund të komunikojë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel