Top Story/ Absurdi, suplementet shiten në farmaci, por kontrollohen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

25/02/2020 21:30

Top Story ka siguruar një dokument ku adresohen problematika të tregut farmaceutik.

Ky dokument i është drejtuar Agjencisë së Kontrollit të Barnave. Një prej problematikave të prekura është ai i tregtimit të suplementeve. Përkatësisht nga farmacistët kërkohet që duke qenë se vitet e fundit ka një tendencë në rritje të futjes së suplementeve në tregun farmaceutik të merren masa për to.

“Nga shumë farmaci është ngritur si shqetësim pasiguria e ofrimit të suplementeve. Duke ditur që kontrolli I këtyre suplementev nuk është nomeklaturë e sinstitucionit tuaj, kjo gjë ka cuar në abuzim si në futjen e tyre, sin ë përshkrimin e këtyre suplemneteve në recetë në dëm të qytetarëve. Kërkojmë që këto suplemente të mos futen dhe të mos tregëtohen pa kaluar një mekanizëm kontrolli të specializuar për këtë punë.

“Ka nevojë për një kontroll se shpesh herë shiten nëpër kozmetika, nëpër palestra nga njerëz që edhe këta premtojnë shumë, por që në fakt efekti nuk është se është real në organizmin e pacientit. Por mendoj që ka nevojë për kontroll dhe për një ligj specifik për kontrollin e suplementeve”, tregon Johana Mino, farmaciste.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganave Shqiptare, importet e vitaminave dhe suplementeve, shënuan rritje nga viti në vit. Top Story ka analizuar të dhënat për pesë vitet e fundit. Në 2015 vlera e suplementeve të importuara ishte mbi 2.9 miliardë lekë. Në vitin 2019 vlera e suplementeve të importuara arriti mbi 4 miliadë lekë. Ndërkohë që TVSH që i është paguar shtetit shqiptar për 2019 për këtë kategori është mbi 810 milionë lekë.

Top Channel