Sulme ajrore nga forcat izraelite në Siri dhe Gaza, dy të vdekur

25/02/2020 06:38

Avionët izraelitë të dielën vonë kanë kryer sulme ajrore mbi pozitat e grupit palestinez Xhihadi Islam në Siri dhe Rripin e Gazës, duke vrarë dy aktivistë të rezistencës. Në një njoftim ushtarak thuhet se avionët goditën objektivat e Xhihadit Islam në Adliya, në jug të Damaskut, ku pretendohet se u përdorën nga grupi për “zhvillimin e armëve, prodhimin e karburantit të raketave dhe trajnimin e luftëtarëve”.

Ushtria po ashtu tha se disa objektiva u goditën nga forcat izraelite në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës. Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore erdhën si përgjigje ndaj zjarrit me raketa nga Rripi i Gazës. Grupi i rezistencës, nga ana e tij, konfirmoi se dy anëtarë u martirizuan në sulmet izraelite.

“Ky agresion frikacak në Damask ishte një reflektim i dështimit të armikut për t’u përballur me luftëtarët tanë brenda Palestinës së okupuar”, tha grupi në një njoftim. Ministria palestineze e Shëndetësisë gjithashtu tha se katër persona u plagosën në sulmet izraelite në vendet e Xhihadit Islam në Gaza. Sulmet ndodhën disa orë pasi një palestinez nga izraelitët me armë zjarri u vra dhe tre të tjerë u plagosën pranë gardhit të sigurisë në Gaza./AA

Top Channel